Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Maqedonia

Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 08:47
Senati i SHBA-ve

Komiteti për Punë të Jashtme në Senatin e SHBA-ve ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Ratifikimi i Protokollit bashkërisht në rrjetin social ‘Facebook’ e publikuan ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-ve për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Reeker, i cili është për vizitë në vend.

Hapi i ardhshëm deri në ratifikim të plotë është kur Protokolli do të votohet në Senatin amerikan.

Image

Dritë të gjelbër për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO deri tani kanë dhënë 21 vende anëtare të NATO-s. Pritet që së shpejti ratifikimin ta kryejnë edhe tetë shtetet tjera me çka vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare i 30-të i NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat