2 gushti ditë pushimi për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

2 gushti ditë pushimi për gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 11:20
Shkupi

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se 2 gushti do të jetë ditë jopune për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se sipas Ligjit për festa të Republikës së Maqedonisë “(‘Gazeta zyrtare e RM-së’, nr.21/98 dhe 18/07), 2 gushti i vitit 2019 (e premte), Dita e Republikës, është ditë pushimi për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Nga kjo ministri ju u urojnë të gjithë qytetarëve Ditën e Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat