Pezullohet debati kuvendor për Regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Maqedonia

Pezullohet debati kuvendor për Regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:22
Komisioni për Çështje evropiane pranë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Edhe një herë, komisioni për Çështje evropiane pranë Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka ndaluar punën e komisionit, para se të fillojë debati për propozim-ligjin për Regjistrimin e popullatës.

Kryetari i këtij komisioni, Artan Grubi pasi u votua rendi i ditës, para antarëve të komisionit tha se do të caktohet një datë për mbajtjen e kësaj seance pasi duhet marrëveshje shtesë mes partive politike në vend për këtë propozim ligj.

Edhe në vitin 2011, pas fillimit të Regjistrimit të popullatës, banesave dhe shtëpive, dështoi ky proces pasi i njejti u vlerësua si i pasuksesshëm.

Maqedonia është pa regjistrim të popullatës prej vitit 2002. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat