Anëtarët bullgarë kërkojnë takim të ri në Komisionin për histori në fund të muajit gusht

Maqedonia

Anëtarët bullgarë kërkojnë takim të ri në Komisionin për histori në fund të muajit gusht

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Angel Dimitrov, kryetar i palës bullgare në Komisionin për Çështje Historike, i thirri historianët nga Maqedoni në takim të jashtëzakonshëm në fund të muajit gusht ku do të bisedohet për figurën e Goce Dellçevit dhe për veprat e tij.

“Sot ju bëmë thirrje kolegëve në takim, në vend ku ato do të zgjedhin, nëse duan mund edhe në ndonjë pushimore në Bullgaria, të takohemi në fund të muajit gusht dhe ta lehtësojmë punën për në shtator. Kemi kërkuar më shumë herë që takimet tona të jenë më të shpeshta, por kolegët tonë janë të mendimit se gjashtë takime në vit janë mjaftueshëm”, tha Dimitrov.

Thirrja për takim të ri vjen një ditë pasi kryeministri bullgar Borissov kërkoi nga Komisioni i përbashkët takime më intensive që deri në tetor të gjejnë kompromis për Goce Dellçevin.

“Është e qartë për Bullgarinë figura e Goce Dellçevit. Historianët nuk do të thonë se kush është Goce Dellçev, por ata mund ta vërtetojnë apo ta mohojnë atë që ka thënë ai për veten, për familjen e tij, për rrethinën ku ka punuar dhe për cilat interesa ka humbur jetën. Dallimet këtu janë fundamentale”, tha Dimitrov.

Kryetari i delegacionit nga Maqedoni, Drago Georgiev thotë që të mund të gjendet kompromis për Dellçevin duhet që të mos insistohet tek identiteti i tij, por të potencohet rëndësia që ka Dellçev për dy popujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat