Maqedoni, përmbaruesit vitin e kaluar kanë marrë 127 milionë euro

Maqedonia

Maqedoni, përmbaruesit vitin e kaluar kanë marrë 127 milionë euro

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 21:58
Foto ilustrim

Në raportin e punës së përmbaruesve për vitin 2018, tregon se përmbaruesit kanë marrë 127 milionë euro nga qytetarët, firmat dhe subjekte tjera.

Megjithatë edhe pse kjo shumë është e lartë, vitin e kaluar janë realizuar vetëm 55.69 përqind e lëndëve të dhëna për përmbarim, që do të thotë se më pak se gjysma është në procedurë për përmbarim dhe nuk është llogaritur në shumën e fituar.

Përmbaruesit nga qytetarët kanë marrë 33.4 milionë euro, nga firmat kanë marrë 78.78 milionë euro ndërsa nga shteti është marrë 15.9 milionë euro.

Në këtë raport nuk janë shpallur emrat e përmbaruesve që kanë qenë më të suksesshëm në përmbarim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat