OBRM-PDUKM: Dënojmë ofendimet e Zaevit në bazë të orientimit seksual

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Dënojmë ofendimet e Zaevit në bazë të orientimit seksual

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 21:40
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonae OBRM-PDUKM ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev ku u përmend fjala ‘peder’.

“Kriminelët janë në Qeveri dhe i udhëheq Zoran Zaev. Ata e shkatërrojnë Maqedoninë dhe e vetmja mënyrë për t’u shpëtuar shteti është që të mposhten. Zoran Zaev është në panik”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Nga OBRM-PDUKM dënojnë ofendimet dhe kërcënimet e Zaevit ndaj gazetarëve që zbardhën, siç thonë nga kjo parti, krimin e tij.

“OBRM-PDUKM i dënon ofendimet në bazë të orientimit seksual. Performanca e Zaevit dëshmon se Boki Trediçi është krijesë e tij dhe se e ka ditur se çfarë po ndodh”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Zaev është i frikësuar nga shkrimet në media se Boki 13 ka dëshmi kundër tij dhe se do të zbardhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat