Bujar Osmani për vizitë punë në Finlandë

Maqedonia

Bujar Osmani për vizitë punë në Finlandë

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 13:48
Bujar Osmani

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nga dita e sotme për vizitë punë qëndron në Republikën e Finlandës, ku do të mbajë takime pune me Ministren për Punë Evropiane, Tuti Tupurainen dhe me Ministrin për Punë të Jashtme, Peka Havisto. Në takime është paraparë të diskutohen pritjet dhe perspektivat e Maqedonisë së Veriut në periudhën e ardhshme, si dhe për aktivitetet dhe mbështetjen e Republikës së Finlandës në kuadër të Kryesimit të Finlandës me Bashkimin Evropian, në kontekst të vendimit të ardhshëm për fillimin e negociatave në tetor të këtij viti.

Siç njoftojnë nga SÇE, në kuadër të vizitës Zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim edhe me përfaqësuesit e “Komitetit të Madh” (Grand Committee) në kuadër të Parlamentit finlandez, kryesuar nga Zëvendës kryetarit i parë i parlamentit, Jani Makela.

Në agjendën e Osmanit është edhe vizita në Drejtorinë për autonomi dhe barazi, në Ministrinë e Drejtësisë në Finlandë, ku do të mbajë takim me Timo Makonen, Drejtor i njësisë si dhe Korina Tamenma, Përfaqësuese e lartë për çështje gjuhësore. Në takim pritet të këmbehen përvoja për implementimin dhe aplikimin e suksesshëm të dygjuhësisë në Finlandë, si dhe do të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim në këtë drejtim, me qëllim të implementimit të suksesshëm të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat