Zaev: Paga mesatare vazhdon të rritet, masat e Qeverisë japin rezultate

Maqedonia

Zaev: Paga mesatare vazhdon të rritet, masat e Qeverisë japin rezultate

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 16:40
Zoran Zaev

Paga mesatare vazhdon të rritet, masat e Qeverisë po japin rezultatet e saja, shkruan kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook.

“Përveç rritjes së pagave, paratë kemi drejtuar drejt qytetarëve nëpërmes subvencioneve, kthimit të tatimit, zvogëlimit të tatimit për nxehjet qendrore dhe ndihmës financiare për hapjen e kompanive të reja. Qytetarët marrin më shumë mjete për jetë më të mirë”, shkruan Zaev.

Sot Enti Shtetëror për Statistika publikoi pagën mesatare, ku sipas të dhënave paga mesatare neto në muajin qershor të vitit 2019 arrit në 25.205 denarë dhe është rritur për 4.1 përqind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat