Gjykimi për rastin “Talir 2” anulohet sërish, seanca e radhës më 15 tetor - Bota Sot
Gjykimi për rastin “Talir 2” anulohet sërish, seanca e radhës më 15 tetor

Maqedonia

Gjykimi për rastin “Talir 2” anulohet sërish, seanca e radhës më 15 tetor

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 12:57
Foto

Gjykimi për rastin “Talir 2” të PSP-së, është anuluar sërish nga gjykatëska Daniella Aleksova Stojanovska, ndërsa do të vazhdojë më 15 tetor.

Arsyeja për anulimin e seancës së sotme ishte rregullimi i autorizimit të avokatëve të të akuzuarve.

Më herët avokatët e Nikolla Gruevskit dhe Kirill Bozhinovskit, kërkuan që gjykimi të anulohet. Një nga arsyet ishte që Bozhinovski me gojë e ka angazhuar avokatin Sterjo Zikov, të cilit tha se i duhet kohë për ta lexuar lëndën.

Prokurorja Lençe Ristoska kërkoi që në seancën e radhës të ftohen përfaqësues të OBRM-PDUKM-së, pasi ka masa për sigurim të pasurisë.

Në rastin “Talir 2” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët, sipas akuzës së PSP-së e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik “Beton Shkup” ta ndërtojë selinë e partisë politike OBRM-PDUKM, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka pasur të nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me organet shtetërore dhe institucionet publike ose ndërmarrjet në kundërshtim me Ligjin për parti politike, financim të partive politike dhe marrëdhënie obligative.

Të akuzuarit në kundërshtim me dispozitat ligjore kanë përvetësuar pronë të konsiderueshme për partinë politike OBRM-PDUKM me vlerë prej 507.164.424 denarë, gjegjësisht 8.246.576 euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...