Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit ankesë deri tek Gjykata Administrative për Ivanovin - Bota Sot
Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit ankesë deri tek Gjykata Administrative për Ivanovin

Maqedonia

Komisioni për Antikorrupsion do të ngrit ankesë deri tek Gjykata Administrative për Ivanovin

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Komisioni për Antikorrupsion do të dorëzojë ankesë për vendimin e Gjykatës Administrative e cila mori vendim në favor të ish-presidentit Gjorge Ivanov. Ai e paditi Komisionin për Antikorrupsion për shkelje të procedurave që e ngritën kundër tij për shkak të emërimeve dhe avancimit në Ushtri gjatë fushatës zgjedhore.

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska deklaroi se do të ngrit ankesë deri tek Gjykata e Lartë Administrative për vendimin gjykatës më të ulët. Ajo thotë se do të pres vendimin pas ankesës, dhe pastaj mund të flitet për pasojat eventuale nga vendimi i Gjykatës Administrative.

Procedurën kundër Ivanovit, Komisioni për Antikorrupsion e ngriti me vetë iniciativë, gjegjësisht pas reagimeve të opinionit për dekretimin e disa avancimeve në Ushtri të cilën ish-presidenti i publikoi në Gazetën Zyrtare në periudhën kur po zhvillohej fushata për zgjedhjet presidenciale.

Në mes tjerash Ivanov emëroi edhe përfaqësues ushtarak të vendit në selinë e NATO-s në Bruksel dhe Paris.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...