Kthimerini: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të bëhen anëtare të BE-së

Maqedonia

Kthimerini: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të bëhen anëtare të BE-së

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 13:42
Ilustrim

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende kyçe për mbajtjen e ekuilibrit delikat të Ballkanit dhe pse janë anëtare të NATO-s, ata duhet të anëtarësohen edhe në Bashkimin Evropian, me qëllimin që edhe më fort të lidhen me Perëndimin, vlerëson gazeta greke “Kathimerini” në komentimin e saj me titull “BE duhet t’i jep dritë të gjelbër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Gazeta thekson se në lidhje me kriteret që duhet t’i përmbushin për anëtarësim në BE, për momentin as Maqedonia e Veriut, as Shqipëria nuk janë gati për anëtarësim në BE, edhe pse është arritur përparim.

“Eurokratëve iu është mirë e njohur mungesat, por më shumë janë të interesuara për krijimin e rrjetit të sigurisë për ruajtjen e stabilitetit dhe mbrojtjes të ashtuquajturës stomak i butë të Ballkanit”, shkruan Kathimerini.

Gazeta gjithashtu shkruan se strategjia e kryetarit të Komisionit Evropian, Jean Cloud Juncker për zgjerimin e BE-së edhe më tej është mjeti kryesor i Brukselit në këtë proces, edhe pse disa vende të BE-së janë kundër kësaj ideje për pranimin e anëtarëve të rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat