Maqedonia pa analiza për ndikimin e ndryshimeve klimatike

Maqedonia

Maqedonia pa analiza për ndikimin e ndryshimeve klimatike

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Ndryshimet klimatike nuk paraqesin shqetësim jo vetëm qytetarët por edhe për autoritetet në vend. Nga Instituti i gjelbër, thonë se përveç që shoqëria dhe institucionet nuk diskutojnë për këtë çështje, mungojnë edhe hetimet gjithëpërfshirëse për ndikimin e ndryshimeve klimatike në Maqedoninë e Veriut. Ana Petrova nga Ministria e Ambientit, duke mos folur për masa konkrete të Qeverisë për luftën kundër ndryshimeve klimatike, shton se punohet në zbatimin e Kontributeve të cilat dalin nga Marrëveshja e Parisit.

” Nga ratifikimi i marrëveshjes së Parisit ne seriozisht punojmë në zbatimin e kontributeve nacionale për ndryshimet klimatike . Edhe këto kontribute nacionale duhet të sigurojnë se ne deri në vitin 2030 ne do të kemi 30% të zvogëlimit të misioneve CO2 krahasuar me skenarin bazë”-tha Ana Petrovska, Ministria e mjedisit jetësor.

“Besojmë se sektori akademik, respektivisht ekspertët do të mund të bëjnë vlerësime të caktuara që ta shohim ndikimin ndaj shtetit tonë, konkretisht ndaj degradimit të vendit bujqësor që është njëra nga degët kyçe në shtetin tonë”-pohoi Natasha Amdiju, Instituti i gjelbër.

Ish euro-deputeti gjerman Tomas Vajs, thotë se autoritetet duhet patjetër të kujdesen për ndryshimet klimatike, pasi në këtë mënyrë sigurojnë jetesë më të mirë për qytetarët. Ai vlerëson se në këtë çështje rol kyç luan edhe transporti publik.

“Shqetësimi për transportin publik gjithsesi se në mjediset jetësore është prioritet për shkak se ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Ballafaqimi me ndryshimet klimatike është investim i shtrenjtë por mendojmë se është i vlefshëm pasi ndikon në të gjitha segmentet e jetesës cilësore të banorëve në vend”- tha Tomas Vajs, ish-eurodeputet.

“Qëndrimet e këtilla u shpalosën në konferencën “Aksion kundër ndryshimeve klimatike TANI” të organizuar nga Instituti i Gjelbër me mbështetjen e partisë DOM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat