Gjukanoviq: Maqedonia e Veriut e ka mësuar mësimin nga e kaluara - Bota Sot
Gjukanoviq: Maqedonia e Veriut e ka mësuar mësimin nga e kaluara

Maqedonia

Gjukanoviq: Maqedonia e Veriut e ka mësuar mësimin nga e kaluara

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 14:21
Millo Gjukanoviq

“Maqedonia e Veriut e ka mësuar leksionin dhe është reale që të merr satisfaksion nga bashkësia ndërkombëtare për hapjen e negociatave me BE-në, që pritet të ndodh këtë muaj, edhe përmes pranimit zyrtar në NATO”.

Këtë e tha presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në konferencën e përbashkët me homologun e tij maqedonas Stevo Pendarovski.

“Është e rëndësishme ta mbështesim Maqedoninë e Veriut në këtë rrugë. Kjo është rrugë pa alternativë kur bëhet fjalë për stabilitet në rajon dhe prosperitetin ekonomik dhe demokratik. Maqedonia për arsye të panjohura në vitin 2008 në samitin e Bukureshtit e humbi hapin në procesin e integrimeve, por mendoj se disa mësime janë mësuar mirë”, tha Gjukanoviq.

Ai shtoi se nuk ka stabilitet në rajon pa integrimin e plotë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...