Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti për ditët në vijim në Maqedoninë e Veriut

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Nga nesër pritet që të ndryshojë moti ku pritet të ketë reshje lokale të shiut. Reshje pritet që të ketë pasdite dhe gjatë natës të së premtes, ku pritet që të ketë mbi 30 litra reshje shiu.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin në mes 8 dhe 16, ndërsa temperaturat ditore do të lëvizin në mes 21 dhe 28 gradë celsius.

Edhe të premten pasdite pritet të ketë reshje të shiut, veçanërisht në pjesën juglindore të vendit.

Gjatë fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm, ndërsa reshje të shiut pritet të ketë në natën në mes të shtunës dhe të dielës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat