LSDM: Përmbushet premtimi për heqjen e kuotave për ilaçe

Maqedonia

LSDM: Përmbushet premtimi për heqjen e kuotave për ilaçe

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se është përmbushur premtimi zgjedhor i LSDM-së për heqjen e kuotave për barnat me recetë.

“Nga 1 tetori, të siguruarit mund ta marrin ilaçin adekuat çfarëdo dite të muajit në cilëndo barnatore. Nuk ka më panik dhe turma në fillim të muajit te mjekët amë edhe në farmaci”.

“Poashtu kjo masë mundëson përfitim, nëse i siguruari nuk mund i vetëm të merr ilaçin, atëherë person tjetër ta merr në emër të tij dhe ai person legjitimohet me letërnjoftimin e vet ose pasaportë. Në këtë mënyrë saktë mund të kontrollohet në çdo kohë nëse ilaçet i marrin personat të cilët janë regjistruar”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se deri tani i kanë përmirësuar kushtet në 10 institucione tjera shëndetësore publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat