OBRM-PDUKM: Zaev për tre vite nuk bëri asgjë për përmirësimin e standardit jetësor

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Zaev për tre vite nuk bëri asgjë për përmirësimin e standardit jetësor

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:29
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase, OBRM-PDUKM thuhet se “500.000 qytetarë në Maqedoni po jetojnë në varfëri”.

Sipas tyre, gjysmë milionë qytetarët nuk dinë se si ta kalojnë muajin,

“Zoran Zaev për tre vite aq sa është në pushet nuk bëri asgjë për qytetarët dhe për përmirësimin e standardit jetësor”, thuhet një njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

Ata shtojnë se rritja e pagës minimale bën që punëtorët t’i kthejnë paratë tek shefat e tyre në dorë ndërsa gjendja ekonomike përkeqësohet nga dita në ditë.

“Numri i punëtorëve në industri është zvogëluar, në çdo 100.000 punëtorë këtë vit kemi 2.500 punëtorë më pak nga viti e kaluar”, thuhet në njoftim.

Në fund, thuhet se qytetarët dhe shteti, me LSDM-në, po fundosen dhe çdo ditë që kur LSDM është në pushtet gjendja përkeqësohet, prandaj edhe nevojiten zgjedhje të parakohshme kuvendare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat