ASHMAA i merr licencën “1TV”

Maqedonia

ASHMAA i merr licencën “1TV”

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale ia ka marrë licencën për punë “1TV”.

Këshilli i ASHMAA-së në seancën e saj të mbajtur sot pasdite e përfundoi procedurën kundër këtij televizioni, pasi që më herët nuk ishte paraqitur pronari i saj.

Baza e heqjes së lejes është mos përmbushja e kërkesave minimale të personelit të përcaktuara, informon “Faktor”. Konkretisht, 1TV, sipas licencës së saj, ishte e detyruar të kishte në vazhdimësi 30 punonjës, prej të cilëve 10 gazetarë.

Pas arrestimit të Bojan Jovanovski “Boki 13”, i cili u paraqit si pronar i televizionit, shumica e gazetarëve u larguan nga “1TV”.

Në dy muajt e fundit, me ndërprerje të vogla, televizioni nuk ka transmetuar fare program.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat