Tsipras: Dua të besoj se Evropa do ta kuptojë gabimin me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Tsipras: Dua të besoj se Evropa do ta kuptojë gabimin me Maqedoninë e Veriut

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 13:19
Alexis Tsipras

“Dua të besoj se Evropa shumë shpejt do ta kuptojë gabimin që e ka bërë me Maqedoninë e Veriut dhe dua të besoj se shumë shpejtë do të ndryshohet vendimi, sepse ky vendim nuk është i përhershëm”, thotë lideri i Siryzës dhe ish-kryeministër i Greqisë, Alexis Tsipras në një intervistë për televizionin lokal “Flesh”.

Lidhur me zhvillimet e fundit dhe mosdhënien e datës nga BE-ja dhe si kjo do të ndikonte në Marrëveshjen e Prespës, Tsiprasi thekson se vlerësimi i tij është se “marrëveshja nuk është në rrezik, ndërsa nëse diçka është në rrezik ai është stabiliteti politik në vendin fqinj” dhe shfaq shpresën se Evropa së shpejti do ta kuptojë gabimin dhe do ta ndryshojë vendimin.

“Për mendimin tim ky vendim ishte i gabuar dhe historikisht i pasaktë, megjithatë, unë ende kam shpresë se ky vendim do të ndryshojë dhe Qeveria greke duhet të kishte rol kryesor që të ndryshojë ky vendim, por rolin e luajnë qeveritë e tjera, italiane dhe të tjera. Në çdo rast, nuk shqetësohem për stabilitetin e kësaj marrëveshje. Gjithsesi ndoshta Mitsotakisi është i shqetësuar, sepse nëse vjen Mickovski me të cilin kanë mendim të njëjtë ai do të vrapojë ta lus që të mos e kontestojë marrëveshjen, marrëveshje që ai vetë e karakterizoi si të dëmshme”, tha Tsiprasi

Ai shtoi se marrëveshja nuk po kontestohet, ndërsa ndoshta do të kontestohej “nëse në të ardhmen, në vendin fqinj fitojnë nacionalistët dhe në pushtet vijnë ato që kanë mendim të njëjtë me këto të Greqisë të cilët argumentuan kundër marrëveshjes”.

Paralelisht, ai e kritikoi qeverinë aktuale greke për qëndrimet e saj në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, duke thënë se bëhet fjalë për “hipokrizinë më të madhe politike gjatë viteve të fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat