Numri i të sëmurëve nga diabeti në Maqedoni rritet çdo ditë - Bota Sot
Numri i të sëmurëve nga diabeti në Maqedoni rritet çdo ditë

Maqedonia

Numri i të sëmurëve nga diabeti në Maqedoni rritet çdo ditë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:34
Ilustrim

Dje (14 nëntor, 2019) në dekanatin e fakultetit të mjekësisë në Shkup është mbajtur takimi mes palëve të përfshira në luftën kundër diabetit në Maqedoni.

“Diabeti nuk është vetëm insulin dhe shpim i trupit me gjilpëra. Diabeti është arsyeja kryesore edhe e sëmundjeve të zemrës, infarktit, verbërimit, ndalimi i punës së veshkës dhe amputimin e ekstremiteteve. Një nga dy të sëmurët në Maqedoni me diabet, ende nuk është diagnostifikuar me këtë sëmundje. Diagnostifikimi i hershëm i diabetit, është pjesë e rëndësishme e shërimit por edhe shtimit të jetës së njeriut”, këto ishin disa nga konstatimet që u diskutuan mes pjesmarrësve në këtë tribunë.

Ministri i shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipç në mes tjerash tha se ministria që ai drejton është e përkushtuar për të luftuar këtë sëmundje. Ai potencoi se personat që kanë nevojë për insulin, janë të furnizuar me insulin në kohë dhe kjo është një ndër prioritetet e kësaj qeverie.

“Me propozim buxhetin e ri, mund të ju them se mjetet për këtë kategori njerëzish me sëmundje të diabetit, janë parashikuar më shumë mjete, për të vendosur standarde evropiane” tha mes tjerash Filipçe.

Si aktivitet për ditën ndërkombëtare të diabetit, të pranishmit u shoqëruan për një ecje deri në vendin e quajtur “Vodno e mesme” në periferi të Shkupit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat