Meral Yzeiri-Ferati tregon tre gjërat që do t’i ndryshonte në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Meral Yzeiri-Ferati tregon tre gjërat që do t’i ndryshonte në Maqedoninë e Veriut

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 22:33
Meral Yzeiri-Ferati

Deputetja e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Kuvendin e Maqedonisë Meral Yzeiri-Ferati, në një intervistë për “TM Daily” në ka folur për gjendjen e grave në politikë, si dhe gjërat që ajo do t’i ndryshonte.

E pyetur për tre gjërat që ajo do t’i ndryshonte në Maqedoni, Merale Yzeiri-Ferati tha se së pari do të donte që të shmanget gjuha e urrejtjes.

Përveç kësaj ajo e përmendi edhe qasjen ndaj korrupsionit, si dhe prezencën e grave në politikë.

“Statistikat thonë se përqindja e grave të përfshira në korrupsion është më e vogël. Gratë mund të ndihmojnë në luftimin e korrupsionit, pasi ata janë më racionale në marrjen e vendimeve. Prandaj mendoj që gratë duhet të jenë në pozita vendimarrëse në të ardhmen”, tha Yzeiri-Ferati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat