Tusk: Reforma në zgjerimin e BE-së s’duhet të jetë e dëmshme për Ballkanin Perëndimor - Bota Sot
Tusk: Reforma në zgjerimin e BE-së s’duhet të jetë e dëmshme për Ballkanin Perëndimor

Maqedonia

Tusk: Reforma në zgjerimin e BE-së s’duhet të jetë e dëmshme për Ballkanin Perëndimor

Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 16:22
Donald Tusk

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Donald Tusk, paralajmëroi se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk duhet të jetë i dëmshëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Mund tv pajtohem se procesit të zgjerimit i nevojitet reforma, ashtu siç kërkon Macron, por jo të dëmtojë ato vende. Kundërshtimi është gabim strategjik dhe gjeopolitike, për shkak se Bashkimit Evropian i duhet një Ballkan stabil”, tha Tusk.

Tusk drejtoi kritika ndaj Emmanuel Macron për shkak të bllokimit të nisjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Nëse ndaj Macron duhet të sillemi si ndaj një lideri evropian, atëherë ai duhet të ndjejë përgjegjësinë e gjithë Evropës dhe jo vetëm të Francës. Kjo gjithmonë ka qenë karakteristikë e Angela Merkel. Çdokush gabon, por ajo gjithmonë mendon Evropën në tërësi”, tha Tusk.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat