LSDM: Afera me paratë ilegale për fushatën e Siljanovskës duhet të zbardhet - Bota Sot
LSDM: Afera me paratë ilegale për fushatën e Siljanovskës duhet të zbardhet

Maqedonia

LSDM: Afera me paratë ilegale për fushatën e Siljanovskës duhet të zbardhet

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 10:57
LSDM

Nëpërmjet një njoftimit, partia maqedonase në pushtet pyet se “çfarë kanë financuar firmat e Orce Kamçev, i dyshuar në disa lëndë të PSP-së për fushatën e OBRM-PDUKM-së dhe Siljanovskës”.

“A ka lidhje në rastin ‘Haraçi’ vet OBRM-PDUKM” shprehen nga LSDM duke shtuar edhe përkundër heshtjes së kësaj partie këto përgjigje do t’i japin hetimet.

Sipas LSDM faktet janë të qarta dhe se OBRM-PDUKM ka borxh prej 400.000 eurove për fushatën e Gordana Siljanovskës.

“Është shkelje klasike e nenit 70 të Kodit Zgjedhor ku theksohet se të gjitha shpenzimet e fushatës duhet të mbulohen nga mjetet e asaj xhirollogarie”, thuhet në njoftimin e LSDM.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat