Automjetin që e kërkon Çulev nga Pendarovski e ka përdorur edhe Gjorgje Ivanovi

Maqedonia

Automjetin që e kërkon Çulev nga Pendarovski e ka përdorur edhe Gjorgje Ivanovi

Më: 12 janar 2020 Në ora: 16:51
Stevo Pendarovski

Automjetin që e ka përdorur kryetari Stevo Pendarovski, kurse ministri teknik i MPB-së, Naqe Çulev e ka kërkuar ta kthejë në MPB, ka qenë në kabinetin e kryetarit që kur Gjorge Ivanov ishte në funksion, njofton ‘A1on’.

Pendarovski prej se ka ardhur në funksion nuk ka kërkuar automjet shtresë dhe gjithashtu as MPB nuk i ka dhënë automjet për përdorin.

Nëse janë të sakta deklarimet e ministrit Çulev se automjetet e MPB-së janë përdorur për qëllime private, atëherë keqpërdorim ka bërë edhe ish-kryetari Gjorge Ivanov.

Sipas telegramit të ministrit Çulev, Pendarovski duhet të kthejë një automjet nga 35 automjetet e MPB-së nëpër institucionet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat