Shkrielj: Pagesa për kujdes ndaj personit të dytë nuk është bllokuar

Maqedonia

Shkrielj: Pagesa për kujdes ndaj personit të dytë nuk është bllokuar

Më: 16 janar 2020 Në ora: 11:44
Sanella Shkrielj

Zv.ministrja shtesë e Punës dhe Politikës Sociale Sanella Shkrielj, sot në konferencë për shtyp tha se nuk është bllokuar pagesa për kujdes ndaj personave tjerë, por shtoi se bëhet fjalë për periudhë në të cilën është shfuqizuar sistemi i vendosjes me një komision mjekësor dhe vendosjen e 15 komisioneve të reja, të cilët janë shpërndarë në gjithë shtetin.

“Lëndët nuk janë bllokuar, por janë në procedurë dhe kanë afat të zgjidhjes. Kjo është gjendja faktike. Tani saktësisht dihet se cilat janë komisionet, përbërja e tyre dhe në cilat qytete janë vendosur. Ky është realiteti”, tha Shkrielj.

Ajo gjithashtu foli edhe për ndihmat që do të marrin punëtorët e falimentuar, të cilëve u bëri thirrje që prej nesër të dorëzojnë kërkesa në lidhje me ndryshimet e fundit për sigurim material për personat e papunë, për shkak të privatizimit të ndërmarrjes.

“Pres që 1 mijë punëtorët e falimentuar ta shfrytëzojnë të drejtën për kompensim mujor të 8 mijë denarëve deri në pensionim. E dini se në kohën e kaluar kemi bërë ndryshime ligjore, me qëllim që numër sa më i madh i qytetarëve që e kanë humbur vendin e punës, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”, shtoi Shkrielj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat