LSDM: Mickoski e ndërlidh Ligjin për Prokurorinë Publike me pronën e partisë

Maqedonia

LSDM: Mickoski e ndërlidh Ligjin për Prokurorinë Publike me pronën e partisë

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

LSDM reagon ndaj deklaratës së liderit të opozitës OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ku thonë se ai po ndërlidh Ligjin për Prokurorinë Publike me pronën e partisë.

“Hristijan Mickoski tregoi edhe një herë se asgjë nuk ndryshon në OBRM-PDUKM, partia opozitare është ende në mitrën e Gruevskit. Mickoski e ndërlidh Ligjin për Prokurorinë Publike me pronën e partisë. Nga OBRM-PDUKM kërcënojnë që të amnistohen nga proceset gjyqësore që janë hapur kundër tyre”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, Mickoski është më shumë i interesuar për pronën e partisë dhe mbrojtjen e kriminelëve të OBRM-PDUKM-së sesa reforma gjyqësore e rëndësishme për përparimin e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat