Nxënësit në Maqedoninë e Veriut nesër kthehen në mësim - Bota Sot
Nxënësit në Maqedoninë e Veriut nesër kthehen në mësim

Maqedonia

Nxënësit në Maqedoninë e Veriut nesër kthehen në mësim

Më: 20 janar 2020 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Pas pushimit dimëror trejavësh, nxënësit në Maqedoninë e Veriut nesër do të kthehen në bankat shkollore për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2019/2020.

Mësimi do të vazhdojnë ta ndjekin 270.000 nxënës të shkollave të mesme dhe fillore, mes të cilëve rreth 20.00 filloristë.

Mësimdhënësit vazhdojnë të punojnë me paga më të larta nga janari për 10 për qind, në pajtim me marrëveshjen e arritur midis Sindikatës (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat