Deskoska pret debat konstruktiv për Ligjin për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Deskoska pret debat konstruktiv për Ligjin për Prokurorinë Publike

Më: 28 janar 2020 Në ora: 11:24
Renata Deskoska

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska pret debat konstruktiv për Ligjin për Prokurorinë Publike. Ajo deklaroi se pret që debati publik të jep propozime se si të përmirësohet propozim ligji, ndërsa nuk do të keqpërdoret koha për debatin.

“Debati duhet të çon drejt ligjit që përmban zgjidhje dhe të dëgjojmë eventualisht nëse ka propozime për përmirësimin e tekstit. Në të kundërtën, çdo sjellje ndryshe, veçanërisht nga opozita do të interpretohet si pengesë dhe zvarritje e procesit”, tha Deskoska.

Ajo tha se vullnet të mirë që të miratohet ligji para shpërbërjes së Kuvendit.

Ajo shprehu shpresën se do të sigurohet shumica e nevojshme që të miratohet ligji, por ato presin që opozita të veprojë me mençuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat