Çulev: Alarmante është situata me pasaportat

Maqedonia

Çulev: Alarmante është situata me pasaportat

Më: 5 shkurt 2020 Në ora: 14:01
Naqe Çulev

Problemi me letërnjoftimet tani për tani po menaxhohet në mënyrë të kënaqshme. Ka një ngadalësim të caktuar, por sa u takon letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve mendoj se do ta tejkalojmë këto ditë problemin. Megjithatë, situata në sferën e pasaportave është alarmante, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev.

“Pasaporta të llojit B pothuajse nuk ka më. Pasaporta të llojit A në gjuhën maqedonase ka deri në 10 shkurt. Domethënë, tashmë kemi reduktim në lëshimet, ky është një problem që e trashëgova prej më herët. Rezultati është planifikimi dhe analizimi i dobët i nevojave të Ministrisë së Brendshme për pasaportat. Porosia tjetër është pas 15 marsit. Pra, kemi një problem serioz prej gati 30 ditësh”, tha Çulev në pres konferencën e sotme të misionit të OBSE-së, ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Këshillit të etikës së medias për adresimin e gjuhës së urrejtjes në media gjatë periudhës parazgjedhore.

Theksoi se jemi në negociata me firmën gjermane “Veridos”, e cila është furnizues i dokumenteve personale.

“Gjatë kësaj jave do të hetoj se sa shqetësues është problemi, megjithatë tashmë është alarmante dhe në fillim të javës tjetër do të kem një deklaratë të veçantë ose konferencë për shtyp pikërisht për këtë temë -pasaporta”, paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat