Joveski pret që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike

Maqedonia

Joveski pret që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 18:18
Ljubomir Joveski

Kryeprokurori Ljubomir Joveski pret që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, sepse siç thotë ai, me atë do të përmirësohen punët në prokurori dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Prokuroria Publike nuk mund të bazoj akuzat në materialet e përgjimeve të paligjshme, kjo dispozitë nga propozimi për Ligjin për Prokurorinë Publike ka të bëjë me hetimet e rasteve të mara nga PSP, por jo edhe për rastet tjera siç është Haraçi”, tha Joveski për “Telma”.

Në lidhje me rastet “Talir 1” dhe “Talir 2” të cilat janë hapur pas skadimit të afatit të 1 korrikut 2017, ndërsa janë kundër OBRM-PDUKM-së dhe zyrtarëve të saj, Joveski tha se nuk dëshiron që të komentojë për rastet konkrete para se të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike.

Ai tha se është mirë edhe shefi prokurorisë për krim të organizuar të zgjidhet nga zgjedhjet direkte nga të gjithë prokurorët, por që të bëhen ndryshime për zgjedhjen e pasardhësit të tij, gjegjësisht kryeprokurorit, Joveski thotë se duhet të ndërhyhet në Kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat