Refuzohet iniciativa për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë

Maqedonia

Refuzohet iniciativa për shpërndarjen e Kuvendit të Maqedonisë

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 17:23
Kuvendi i Maqedonisë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk caktoi seancë për shpërndarjen e Kuvendit pas dorëzimit të kërkesës së deputetëve të OBRM-PDUKM-së, për shkak se deputetët paraqitën iniciativën nën emrin e vjetër kushtetues të vendit, deklarojnë nga Kuvendi.

Koordinatori i grupit parlamentar të OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski sot i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi që të mbajë premtimin dhe të caktojë seancë, me qëllim të shpërndarjes së Kuvendit deri në mesnatë, kështu të pamundësojnë edhe mosmiratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike.

Bëhu me Dacia Duster të ri me çmimin e një pice në ditë

Xhaferi, nga ana tjetër, sqaroi se kishte kërkuar afate optimale nga KSHZ për shpërndarjen e Kuvendit, nga ku mori përgjigje se afati i fundit është 16 shkurti, domethënë deri ditën e diel në mesnatë, me çka ka hapësirë për miratimin e Ligjit për PP i cili është kyç për integrimin evropian të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat