​BDI kundër LSDM - kërkon konsensus për masat ekonomike

Maqedonia

​BDI kundër LSDM - kërkon konsensus për masat ekonomike

Më: 22 mars 2020 Në ora: 19:36
​BDI kundër LSDM

Bashkimi Demokratik për Integrim ka komentuar masat ekonomike që janë propozuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke theksuar se për masat duhet biseduar në institucione dhe se kriza duhet të zgjidhet në qeveri dhe jo në selitë partiake.

“BDI vlerëson që të gjitha masat për menaxhim të krizës, përfshirë edhe solidarizimin dhe bartjen kolektive të përgjegjësisë duhet t’i bëjmë me konsensus midis të gjitha palëve dhe në të mirën e qytetarëve. Vendi ynë është më gjendje të jashtëzakonshme, por ka institucione dhe të gjitha çështjet për menaxhim të gjendjes duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse. Të gjitha partitë relevante, LSDM, VMRO dhe BDI janë pjesë e qeverisë dhe bashkërisht ndajnë përgjegjësi për masat që ndërmerren pas diskutimeve dhe vlerësimeve më të mira të përfaqësuesve tanë partiak në qeveri në konsultime me ekspertët. Vlerësojmë që k riza duhet të zgjidhet në institucione e jo në selitë partiake”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

BDI konsideron “së pari nevojitet disiplinë shembullore dhe ndihmë nga qytetarët duke qëndruar në shtëpi dhe duke iu përmbajtur rekomandimeve, ndërsa propozim masat tona solidarizuese do t’i propozojmë nëpërmjet të ekipit tonë ekonomik dhe qeverisës në institucionet përkatëse”.

BDI do të vijojë të kujdeset për shtetin, shëndetin publik, administratën, sektorin privat dhe të gjithë qytetarët, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat