Zhbogar: BE do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me 66 milion euro - Bota Sot
Zhbogar: BE do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me 66 milion euro

Maqedonia

Zhbogar: BE do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me 66 milion euro

Më: 25 mars 2020 Në ora: 11:01
Samuel Zhbogar

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar njoftoi se Bashkimi Evropian do të ndihmojë Maqedoninë në luftën kundër coronavirusit me 66 milion euro.

“Ne jemi së bashku në luftën kundër këtij virusi të keq. Në këtë kohë të vështirë, BE do të mbështesë Maqedoninë e Veriut me katër milion euro për nevoja urgjente, 50 milion euro për rimëkëmbje socio-ekonomike, nëntë milion euro për sektorin privat, tre milion euro për mbështetje të drejtpërdrejtë të buxhetit”, ka shkruar Zhbogar në Twitter.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat