​BDI: Ne jemi NATO, faleminderit Amerikës dhe 28 aleatëve

Maqedonia

​BDI: Ne jemi NATO, faleminderit Amerikës dhe 28 aleatëve

Më: 28 mars 2020 Në ora: 14:39
BDI

Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e plotë të vendit në NATO pas përfundimit të të gjitha procedurave të procesit të anëtarësimit.

BDI nëpërmjet një komunikate thotë se arritjet e mëdha brenda kësaj jave kurorëzuan dy dekadat e veprimtarisë tonë kombëtare dhe politike, tashmë jemi anëtar fuqiplotë dhe i barabartë i NATOsë dhe kemi nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Bashkimit Demokratik për Integrim është garantues i marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së mirë. Nuk do të lejojmë kthim prapa. Vërtetë, proceset e barazisë dhe të integrimit u vonuan, por më në fund u realizuan për tu bërë të përhershme. Të gjitha të arriturat janë meritë e qytetarëve të vendit tonë. BDI i shpreh mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 28 vendeve aleate për përkrahjen e anëtarësimit tonë në NATO dhe vlerëson që ky është sukses i përbashkët i të gjithë neve”, thuhet në komunikatë.

Sipas BDI-së, e ardhmja e sigurt është përcaktim i qytetarëve dhe obligim i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat