Flamuri i Maqedonisë së Veriut sot do të ngritet para selisë së NATO-s

Maqedonia

Flamuri i Maqedonisë së Veriut sot do të ngritet para selisë së NATO-s

Më: 30 mars 2020 Në ora: 12:06
Foto Ilustrim

Ceremonia e ngritjes së flamurit të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet në mesditë (15:00) para selisë së NATO-s në Bruksel, duke shënuar pranimin e vendit në Aleancën e Veriatlantikut.

Ceremonia e ngritjes së flamurit do të zhvillohet njëkohësisht përpara selisë së Operacioneve të Komandës së Përbashkët (Shape – Mons) dhe në selinë e Komandës së Përbashkët të NATO-s për Transformime në Norfolk, Virxhinia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe përfaqësues i delegacionit të Maqedonisë së Veriut në NATO pritet gjithashtu të japin një fjalim të shkurtër. Ngjarja në selinë e NATO-s do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen e internetit të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat