Filipçe: Nuk përjashtohet mundësia që coronavirusi të ketë qenë i pranishëm që nga janari në vendin tonë

Maqedonia

Filipçe: Nuk përjashtohet mundësia që coronavirusi të ketë qenë i pranishëm që nga janari në vendin tonë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 18:35
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se nuk përjashtohet mundësia që virusi Covid-19, të jetë i pranishëm që nga viti i ri, para se zyrtarisht të zbulohet rasti i parë.

Ai këtë e tha pas dy rasteve të vdekjeve të cilat u zbuluan në një shtëpi në Veles, të cilët kishin ndërruar jetë që nga janari, ndërsa në testimet për coronavirus këto ditë, rezultuan pozitiv.

“Nuk përjashtohet mundësia që virusi të jetë i pranishëm në vendin tonë edhe më herët, sidomos duke pasur parasysh numrin e vdekjeve nga gripi sezonal këtë vit, si dhe publikimet se ka bartës pa simptomatik të virusit Covid-19”, tha Filipçe.

Ndryshe, dy personat që u gjetën të vdekur para katër ditëve në një apartament në Veles, sipas autopsisë kanë ndërruar jetë më 6 janar, ndërsa njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv në testin për coronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat