OBRM-PDUKM kërkon që në Kumanovë të shpallet gjendje krize

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon që në Kumanovë të shpallet gjendje krize

Më: 16 prill 2020 Në ora: 19:49
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM beson se mënyra e vetme për t’u marrë me pandeminë në Prilep dhe Kumanovë është shpallja e gjendjes së krizës në këto dy qytete.

Nga atje thonë se situata nuk duhet të lejohet të përshkallëzohet, sepse sistemi shëndetësor nuk do të jetë në gjendje ta përballojë këtë.

Gjatë ditës, Vlado Misajlovski nga OBRM-PDUKM në Facebook parashtroi pyetje nëse e gjithë administrata komunale do të duhej të vetizolohet, pasi që kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ishte pozitiv për Covid19.

“A ju ka goditur Kryeministri tani në kokë?” Fatkeqësisht, shteti dhe qytetarët do të vuajnë për shkak të jush tani, por ju thjesht dëshironi të fitoni pikë politike nga e gjithë situata dhe asgjë tjetër. Spitali dhe stafi janë në gjunjë, çdo ditë ka nga një pacienti të ri, dhe tani kryetari i Shtabit të Krizës dhe një nga më të thirrurit për të gjithë situatën, kryetari i Kumanovës, do të eliminohet nga i gjithë procesi, sepse duhet të mjekohet”, ka shkruar ai.

Kryetari i Kumanovës më herët deklaroi se po ndihet mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat