BDI me më së shumti donacione nga të gjitha partitë politike në Maqedoni

Maqedonia

BDI me më së shumti donacione nga të gjitha partitë politike në Maqedoni

Më: 30 prill 2020 Në ora: 18:32
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është partia me më së shumti donacione gjatë vitit 2019.

Sipas raportit që BDI ka dorëzuar në Entin Shtetëror për Revizion dhe tek institucionet tjera kompetente, kjo parti vjet ka marrë 95 donacione që kap vlerën prej 10.7 milionë denarë, apo 174.500 euro, që është 3-4 herë më shumë në krahasim me LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në.

Pjesa më e madhe e donatorëve në BDI janë funksionarë të emëruar ndërsa pjesa më e madhe e vlerës vinë nga kompani dhe biznesmenë.

Donacionin më të madh gjatë vitit 2019 e ka paguar biznesmeni Driton Shuki, i cili për një kohë të gjatë punon në Kosovë si pjesë e tobaco grupacionit ‘Gekos’. Donacioni i tij është 2 milionë denarë aq edhe sa është e lejuar sipas Ligjit për financimin e partive politike.

BDI me më së shumti donacione nga të gjitha partitë politike në Maqedoni

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është partia me më së shumti donacione gjatë vitit 2019.

Sipas raportit që BDI ka dorëzuar në Entin Shtetëror për Revizion dhe tek institucionet tjera kompente, kjo parti vjet ka marrë 95 donacione që kap vlerën prej 10.7 milionë denarë, apo 174.500 euro, që është 3-4 herë më shumë në krahasim me LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në.

Pjesa më e madhe e donatorëve në BDI janë funksionarë të emëruar ndërsa pjesa më e madhe e vlerës vinë nga kompani dhe biznesmenë.

Donacionin më të madh gjatë vitit 2019 e ka paguar biznesmeni Driton Shuki, i cili për një kohë të gjatë punon në Kosovë si pjesë e tobaco grupacionit ‘Gekos’. Donacioni i tij është 2 milionë denarë aq edhe sa është e lejar sipas Ligjit për financimin e partive politike.

Donacioni i dytë prej një milion denarë vjen nga një person juridik ‘Adel holding’, që sipas Regjistrit Qendor, është i paraqitur si pronare disa firmave, e cila njëra prej tyre është ‘Eurovia’, që sipas të dhënave nga Byroja për Furnizime Publike, gjatë vitit të kaluar ka fituar disa tenderë, ndërsa sivjet ka arritur marrëveshje me Agjencinë për Rini dhe Sort për ndërtimin e pishinës në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat