Zjarr në malësinë e Sharrit, digjen pesë kasolle në Vejcë

Maqedonia

Zjarr në malësinë e Sharrit, digjen pesë kasolle në Vejcë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 19:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pesë kasolle të djegura tërësisht është bilanci i zjarrit që pasditen e sotme, kaploi lagjen e poshtme të fshatit Vejcë të malësisë së Sharrit.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen akoma. Era e fuqishme që ka fryrë në malësi të Sharrit pasditen e sotme, ka bërë që zjarri të përhapet shumë shpejtë, por intervenimi i banorëve në shuarjen e tij, ka bërë që i njëjti të mos përhapet edhe nëpër shtëpitë e banuara.

Për momentin në Vicë të Sharrit, kanë arritur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin duke mos e lejuar përhapjen e tij nëpër shtëpitë për rreth.

Nuk dihet ende nëse ka pasur kafshë të djegura, ndërsa raportohet të jetë djegur një sasi e madhe e zahiresë që ruhej për kafshët dhe rezerva të tjera ushqimore për ta.

Si pasojë e këtij zjarri, disa fshatra tjerë të malësisë kanë mbetur pa energji elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat