Dy persona të lënduar rëndë në rrugët në afërsi të vendbanimeve Gradsko dhe Demir Kapi

Maqedonia

Dy persona të lënduar rëndë në rrugët në afërsi të vendbanimeve Gradsko dhe Demir Kapi

Më: 22 maj 2020 Në ora: 12:33
Ilustrim

Dy persona u lënduan rëndë dje në rrugën Gradsko-Negotinë dhe Negotinë-Demir Kapi. Për të dy ngjarjet sot informoi Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB Veles.

“Dje rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Gradsko-Negotinë, automjeti ‘Audi’ me targa të Gjevgjelisë, i drejtuar nga I.Gj (49) nga Gjevgjelia, doli nga rruga dhe u përplas në një kanal. Shoferi pësoi lëndime të rënda trupore dhe u dërgua në spitalin e Velesit për dhënien e trajtimit mjekësor. Inspektimi është kryer nga një ekip i SPB Veles”, kumtoi Dodevski.

Paraprakisht, në orën 09:00 në rrugën rajonale Negotinë-Demir Kapi, afër vendit të quajtur “Ostrovo”, S.D (69) nga Shkupi, duke drejtuar motoçikletë “tomopar 150T” me targa të Shkupit, ka pësuar aksident. Ai pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua në spitalin e Negotinës. Inspektimi u krye nga ekipi i SPB Veles.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat