Maqedoni, gjithsej 673 persona nuk mbajnë maska mbrojtëse

Maqedonia

Maqedoni, gjithsej 673 persona nuk mbajnë maska mbrojtëse

Më: 31 maj 2020 Në ora: 10:42
Naqe Çulev

Gjatë ditës së djeshme në territorin e gjithë vendit, MPB ka evidentuar gjithsej 673 persona të cilët nuk kanë mbajtur maska mbrojtëse.

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sot në ‘Facebook’ shkroi se në territorin e gjithë vendit, sipas të dhënave, 91 personave u është dhënë vendimi për izolim dhe 78 persona të tjerë kanë nënshkruar deklarata për vetizolim.

Policët gjithashtu kanë kontrolluar personat që ndodhen në izolim dhe vetizolim dhe nuk është evidentuar asnjë person i cili nuk ka respektuar këto masa.

“MPB vazhdon të ndërmerr masa të domosdoshme dhe aktivitete që kanë të bëjnë me respektim të masave qeveritare, e që janë në drejtim të menaxhimit me pandeminë e coroavirusit”, tha Çulev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat