Gjatë kësaj jave në Maqedoni ka pasur 20 vdekje dhe 249 raste të reja me coronavirus

Maqedonia

Gjatë kësaj jave në Maqedoni ka pasur 20 vdekje dhe 249 raste të reja me coronavirus

Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:09
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e hënë e deri ditën e diel kemi rritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me coronavirus.

Gjatë ditës së hënë, përkatësisht më 25 maj, Maqedonia e Veriut kishte 21 raste të reja me cornavirus.

Që nga dita e hënë vazhdimisht ka rritje të numrit të të infektuarve dhe të vdekurve, dhe për një javë në Maqedoni ka pasur 20 vdekje dhe 249 raste të reja me coronavirus.

Duke marrë parasysh se kemi edhe pacientë të shëruar, nga dita e hënë deri të dielën nga 447 raste aktive, Maqedonia ka 541 raste aktive.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve u shpall edhe gjendja e jashtëzakonshme në gjithë territorin e vendit.

Është kontradiktore fakti që gjatë kësaj kohe u lehtësuan edhe masat kufizuese duke hapur kafenetë dhe duke hequr orën policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat