BDI: Sot hyn në fuqi ligji për administratën dhe sektorin publik

Maqedonia

BDI: Sot hyn në fuqi ligji për administratën dhe sektorin publik

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:11
Foto

Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së njoftohet se ” të gjithë të punësuarit në administratën e shtetit dhe sektor publik që nga sot hyjnë në fuqi ndryshimet e ligjeve për të punësuarit në administratë dhe në sektorin publik të miratuara në Kuvend më 17 janar”.

Nga BDI thonë se me këto ndryshime mundësohet njohja e diplomave të të gjithë atyre administratorëve të shtetit dhe të sektorit publik, që janë punësuar me shkollë të mesme dhe ndërmjet kohe kanë kryer fakultet dhe se rrogën do ta marrin sipas nivelit të arsimit që posedojnë aktualisht.

“Bëhet fjalë për të gjithë të punësuarit sipas këtyre dy ligjeve në pushtet qendror dhe lokal, arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi, punë dhe politikë sociale, agjenci, fonde, institucione publike, etj. Avancim në vendet e punës nuk pengohet më nga lëvizjet horizontale në vende të ndryshme pune. Kjo hap rrugën për avancim meritor të shumë administratorëve”, shprehen nga BDI.

Nga kjo parti thonë se realizimi i këtij premtimi, solli 100% përmbushje të programit tëpremtuar nga ana e BDI në zgjedhjet e vitit 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat