Komisioneri për zgjerim Varhelyi realizon bisedë telefonike me Zaevin dhe Mickoskin, diskutojnë për zgjedhjet

Maqedonia

Komisioneri për zgjerim Varhelyi realizon bisedë telefonike me Zaevin dhe Mickoskin, diskutojnë për zgjedhjet

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 23:18
Oliver Varhelyi

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi sonte ka realizuar bisedë telefonike me kreun e LSDM-së Zaev dhe atë të OBRM-PDUKM-së Mickoski dhe sipas tij diskutimi ka qenë mbi rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse.

“Sapo kam biseduar me kreun e LSDM-së Zaev dhe atë të OBRM-PDUKM-së Mickoski, kemi diskutuar mbi rëndësinë e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse në Maqedoninë e Veriut, duke marrë parasysh situatën me Covid-19 dhe nevojën për të adresuar në mënyrë efikase rimëkëmbjen ekonomike”, shkruan mes tjerave Varhelyi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat