“Bogorodica” e hapur, “Evzoni” i mbyllur për hyrje në Greqi

Maqedonia

“Bogorodica” e hapur, “Evzoni” i mbyllur për hyrje në Greqi

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 12:26
Foto Ilustrim

Vendkalimi kufitar Bogorodicë prej sot është i hapur për dalje dhe hyrje në vend, por nga ana fqinje kufiri tokësor i Greqisë mbetet i mbyllur për hyrjen e turistëve dhe udhëtarëve të paktën deri më 1 korrik.

Nga shërbimi kufitar kujdestar informojnë se nëpunësit kufitar grek sot sërish i kanë kthyer prapa të gjithë turistët, madje edhe nga zona Shengen dhe BE, për hyrje në Greqi i kanë orientuar të udhëtojnë përmes Bullgarisë, ndërsa përmes Evzonit aktualisht lejohet vetëm dalje e të gjithëve që largohen nga Greqia.

Përjashtim për hyrje në Greqi bëhet vetëm për udhëtarë të cilët kanë qëndrim të rregullt në Greqi, si edhe për qarkullimin transitor i cili zhvillohet si në raste normale.

“Prej sot hyrje e lirë në vend u lejohet shtetasve grek, por prej sot në mëngjes për hyrje në vend janë regjistruar vetëm dhjetëra automjete greke”, thanë sot nga shërbimi kujdestar në VK “Bogorodicë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat