Spasovski: Nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, vendi do të nisë negociatat për anëtarësim - Bota Sot
Spasovski: Nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, vendi do të nisë negociatat për anëtarësim

Maqedonia

Spasovski: Nën kryesimin e Gjermanisë me BE-në, vendi do të nisë negociatat për anëtarësim

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:44
Oliver Spasovski

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Komisioni Evropian gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht ka njoftuar autoritetet në Maqedoninë e Veriut se tashmë është përcaktuar korniza negociuese për anëtarësim të vendit në BE dhe se e njëjta pritet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së.

“Me rëndësi të veçantë është se pikërisht dje në ditën e parë të kryesimit të BE-së nga Gjermania u përcaktua korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut.

Jam i bindur se me ndihmën e institucioneve të BE-së dhe nën kryesimin e kancelares gjermane Angela Merkel kornizën e bisedimeve do ta miratojnë të gjitha vendet anëtare dhe se do të nisim edhe formalisht bisedimet për anëtarësim në konferencën e parë mes qeverive”, tha mes tjerash Spasovski.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat