Gjendjet i vdekur një person në Shkup

Maqedonia

Gjendjet i vdekur një person në Shkup

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:50
Foto Ilustrim

Një shkupjan 49-vjeçar gjatë ditës së djeshme u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Nikola Rusinski” në Shkup.

Vdekjen në stacion policor në Karposh e ka denoncuar një mjek nga Ndihma e shpejtë i cili nuk ka mundur ta ndihmojë.

Në banesën e të ndjerit ka qenë edhe 57-vjeçarja e cila ka bërë të ditur i ndjeri në ora 16:11 është paraqitur në telefon dhe i ka thënë se është pickuar nga një lloj insekti dhe ka kërkuar ndihmë të shpejt.

Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat