Komisioni nuk u mblodh as sot, protokollet arsimore do të presin afatin e fundit

Maqedonia

Komisioni nuk u mblodh as sot, protokollet arsimore do të presin afatin e fundit

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Edhe pse u paralajmërua për sot dhe nesër, Komisioni për sëmundje ngjitëse nuk do të mblidhet as këto ditë.

Siç mëson TV21, Komisioni do të presë afatin e fundit për përpilim të protokolleve arsimore e që është 10 gushti.

Ky afat parasheh përpilim nga ana e Komisionit dhe miratim të protokolleve arsimore nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. 10 gushti është caktuar si datë, për shkak se më 15 gusht veçmë përfundon pushim vjetor i mësimdhënësve dhe atëherë ata duhet të kthehen në vendet e tyre të punës.

Paraprakisht, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska në një intervistë për TV21 ka njoftuar se po përgatiten tre modele për zhvillim të procesit arsimor. Modeli i parë parasheh që fëmijët të kthehen në shkollë, mësimin ta ndjekin me distancë, me maska dhe duke dezinfektuar vazhdimisht duart. Ora mësimore do të zgjasë 20 minuta, ndërkaq në klasë nuk do të ketë më shumë se 15 nxënës.

Modeli i dytë parasheh që në rast se nxënësit kanë më shumë se 15 nxënës, atëherë klasa ndahet në dy grupe. Grupi i parë mëson në shkollë, ndërkaq i dyti mëson nga shtëpia me detyra shtesë. Grupet do të bëjnë rotacion çdo një apo dy javë.

Modeli i tretë parasheh mësim online. Kjo do të zhvillohet me fëmijët që vuajnë nga sëmundje kronike dhe në komunat ku rastet me Kovid-19 janë të larta.

Megjithatë, Naumovska ka deklaruar se s’ka më mësim online nëpërmjet “Viberit” dhe “Messenger” dhe çdo shkollë do të duhet të unifikojë një platformë për mësim online.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat