Nga COVID-19 shërohen 216 pacientë, humbin jetë dy pacientë nga Dibra dhe Struga

Maqedonia

Nga COVID-19 shërohen 216 pacientë, humbin jetë dy pacientë nga Dibra dhe Struga

Më: 2 shtator 2020 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, Instituti për Shëndet Publik gjatë 24 orëve të fundit regjistroi 216 pacientë të shëruar.

Prej të shëruarve 55 janë nga Shkupi, 31 nga Kumanova, 4 nga Dibra, 10 Shtip, 4 Prilep, Tetovë 14, Strugë 10, Manastir 5, Veles 2, Kavadar 6, Gostivar 39, Gjevgjeli 1, Strumicë 1, Kriva Pallankë 1, Koçani 4, Probishtip 1, Demir Hisar 3, Makedonski Brod dhe Berovë nga 2, Vinicë dhe Dellçevë nga 3, Sveti Nikole 4 dhe Kërçovë 10.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se ka pasur edhe dy viktima. Njëri pacient është nga Dibra (67) dhe tjetri nga Struga (48).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 14.600, numri i të shëruarve është 11.741 dhe numri i të vdekurve 606. Momentalisht në Maqedoninë e Veriut ka 2.253 raste aktive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat