Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni të pandryshuara

Maqedonia

Çmimet e shërbimeve hotelierike në Maqedoni të pandryshuara

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 22:54
Foto ilustrim

Çmimet e shërbimeve hotelierike në gusht të këtij viti kanë mbetur në nivelin e njëjtë si dhe muajin paraprak, ndërsa janë rritur për 0,3 për qind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, rritje është vërejtur në grupin pije alkoolike për 0,2 për qind.

Çmimet e shërbimeve hotelierike për periudhën janar – gusht 2020, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, megjithatë, janë rritur për 0,4 për qind, ndërsa në krahasim me dhjetorin të vitit 2019 është shënuar rritje për 0,4 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat