Çerdhet në Maqedoni sot fillojnë me punë

Maqedonia

Çerdhet në Maqedoni sot fillojnë me punë

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 09:58
Foto Ilustrim

Institucionet për përkujdesje dhe arsimim të fëmijëve prej sot fillojnë me punë, në pajtim me protokollet shëndetësore.

Të gjitha çerdhet në vend do të funksionojnë në kushte të pandemisë, ndërsa të njëjtat kanë kapacitet për të pranuar 19 mijë fëmijë, ndërsa deri tani interesim kanë treguar prindërit e 14.555.

Protokollin për punën e çerdheve e ka miratuar Komisioni për Sëmundje Infektive, i cili mundëson realizimin e procesit në masa të veçanta për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.

Të gjithë të punësuarit në çerdhe duhet të mbajnë maska, ndërsa në grupmoshat e fëmijëve deri dy vjeç, maksimum duhet të ketë gjashtë fëmijë, ndërsa mbi dy vjeç maksimum 15 fëmijë.

Nëse prindërit vërejnë simptoma tek fëmijët, nuk duhet t’i dërgojnë ata në çerdhe dhe duhet të kontaktojnë mjekun amë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat